• e hënë, 23 dhjetor 2024

Turqia përgatitet për ndërtimin e termocentralit të tretë bërthamor

Turqia përgatitet për ndërtimin e termocentralit të tretë bërthamor
Ankara, 8 nëntor 2022 (MIA) – Turqia filloi të punojë në ndërtimin e termocentralit të saj të tretë bërthamor në rajonin veriperëndimor të Thrakisë për ta përmbushur kërkesën e rritur të energjisë në vend, deklaroi sot ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez, transmeton agjencia Anadolu. Donmez e theksoi rëndësinë e rritur të energjisë bërthamore si burim të pastër të energjisë në një paraqitje televizive në TRT Haber. Centrali i dytë do të ndërtohet në Sinop, ndërsa në vijim janë punët për konfirmimin e vendndodhjes së centralit në rajonin e Thrakisë. Donmez theksoi se lokacioni qendror strategjik i vendit, i rrethuar nga 15 vende prodhuese dhe konsumuese të energjisë, i jep atij një avantazh ndaj qendrave të tjera energjetike, një fakt i njohur gjerësisht jo vetëm nga Turqia, por edhe nga vende të tjera. Siç transmetoi Anadolu, Donmez tha se Turqia importon pothuajse 40 për qind të gazit të saj natyror nga Rusia, por se ajo nuk mbështetet vetëm tek Rusia për rolin e saj të synuar si  qendër energjetike. Turqia gjithashtu shpreson të bëhet një prodhues i gazit natyror pasi gazi natyror i zbuluar në Detin e Zi të futet në sistemin elektrik. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR