• e premte, 03 prill 2026

Turqia ka kapur 275 objekte lundruese të dyshimta në Detin e Zi që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Turqia ka kapur 275 objekte lundruese të dyshimta në Detin e Zi që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Ankara, 30 mars 2026 (MIA) - Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në mars të vitit 2022, armata turke ka kapur gjithsej 275 objekte të dyshimta në ujërat e Detit të Zi, duke përfshirë mina nënujore, dronë dhe dronë detarë. 

Në kumtesën me shkrim nga Ministria Turke e Mbrojtjes sqaron se që nga viti 2022, marina e ushtrisë turke ka kryer vazhdimisht misione zbulimi, mbikëqyrjeje dhe patrullimi për të zbuluar dhe neutralizuar objekte të dyshimta, në kuadër të detyrimeve të saj ndaj grupit detar të kundërmasave ndaj minave "MCM BLACK SEA", në të cilin marrin pjesë edhe Bullgaria dhe Rumania. 

"Për të mbrojtur zonat nën juridiksionin tonë në Detin e Zi, janë vendosur në dispozicion dy fregata, një nëndetëse, një anije patrullimi, një aeroplan patrullimi detar, një helikopter dhe një dron. Për aktivitetet e zbulimit të minave, janë në dispozicion dy minapastruese, një anije sulmi e shpejtë, tre helikopterë dhe një dron", theksohet në kumtesë. 

Nga Ministria shtojnë se në operacionet e deritanishme, forcat detare turke kanë realizuar gjithsej 28.150 orë në det të hapur, ndërsa aeroplanët e patrullimit detar, helikopterët dhe dronët kanë kryer 1.554 fluturime me një total prej 7.711 orë fluturimi. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR