• e hënë, 23 dhjetor 2024

Turqi: Po mbyllet miniera e qymyrit ku vdiqën 41 minatorë

Turqi: Po mbyllet miniera e qymyrit ku vdiqën 41 minatorë
Ankara, 16 tetor 2022 (MIA) – Miniera e qymyrit në Amasra në rajonin Burton të Turqisë, ku 41 minatorë humbën jetën pas një shpërthimi të premten, do të mbyllet. Kështu deklaroi për "Haberler" ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez. Ai po ashtu theksoi se zjarri në galeri në thellësinë 300 metra vazhdon të digjet. Përforcime në pajisjet e zjarrfikësve dhe ekipet mbërritën nga qarqet fqinje. Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag deklaroi se presin që sa më shpejt të zbulohen arsyet e shpërthimit në minierë. Pesë prokurorë janë duke punuar në disa versione, theksoi ministri. Ndërkaq, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kumtoi sot se familjet e punëtorëve të vdekur do të paguhen nga 1.350.000 lira turke (rreth 75 mijë euro). bs/

QËNDRONI TË LIDHUR