• e diel, 22 dhjetor 2024

Turqi: Djegia e Kur'anit në Suedi ngrit çështje për kualifikimet e saj për NATO

Turqi: Djegia e Kur'anit në Suedi ngrit çështje për kualifikimet e saj për NATO

Stamboll, 4 korrik 2023 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka dënuar djegien e librit të shenjtë Kur’anit në Suedi në ditën e parë të festës së madhe myslimane të Kurban Bajramit, transmeton Anadollu.

“Dënoj veprimin e poshtër në Suedi kundër librit tonë të shenjtë, Kur’anit, në ditën e parë të Kurban Bajramit. Është e papranueshme të lejohen këto veprime islamofobike anti-myslimane nën pretekstin e lirisë së shprehjes”, shkroi Fidan në Tuiter.

“Të mbyllësh sytë ndaj akteve të tilla mizore do të thotë të jesh partner në krim”, shtoi ai.

Komentet e shefit të diplomacisë erdhën pasi autoritetet suedeze dhanë leje për një protestë për djegien e Kur’anit jashtë një xhamie.

Ndërkohë, Omer Çelik, zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Turqi, deklaroi se dënojnë miratimin e aplikimit nga autoritetet suedeze për djegien e Kur’anit para një xhamie.

“Ne dënojmë fuqishëm qëndrimin e Gjykatës së lartë të Suedisë për mbrojtjen e krimeve të urrejtjes. Çdo mosrespektim është një krim kundër njerëzimit. Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër këtyre akteve të mallkuara në mënyrën më të fuqishme të mundshme në të gjitha bazat politike dhe ligjore”, shkroi Çelik në Tuiter. mb/

Foto: Anadollu

QËNDRONI TË LIDHUR