• e hënë, 23 dhjetor 2024

Turkstat: Inflacioni vjetor në Turqi në janar ka arritur 64,8 për qind

Turkstat: Inflacioni vjetor në Turqi në janar ka arritur 64,8 për qind

Ankara., 5 shkurt 2024(MIA) - Inflacioni në Turqi në janar ka qenë 6,7 për qind në raport me muajin paraprak dhe ka arritur nivel prej 64,86 për qind në nivel vjetor, tregojnë sot të dhënat e publikuara të Institutit statistik rurk (Turkstat) transmeton televizioni shtetëror TRT Haber.

Ndryshimi i vlerës mesatare të indeksit të çmimeve konsumatore për njëzet muajt e vitit paraprak arrin 54,72 për qind në nivel vjetor, thekson Turkstat.

Me rritje më të vogël lidhur me muajin nga viti paraprak janë çmimet e veshmbathjes, të cilat janë më të larta për 40,62 për qind. Rritje më e madhe e çmimeve në krahasim me muajin e njejtë të vitit 2023 është vërejtur tek restorantet dhe hotelet për 92,27 për qind.

Dukshëm më të larta janë çmimet në sekorin shëndetësi dhe kujdes personal në lidhje me muajin e kaluar me rritje prej 17,68 për qind.

Inflacioni mujor, i matur përmes indeksit të çmimeve të konsumit të produkteve ushqimore, për muajin janar 2024 është 6,85, dhe krahasuar me muajin janar të një viti më parë - 67,68 për qind. Ndryshimi mesatar i çmimeve të produkteve ushqimore për dymbëdhjetë muajt e vitit 2023 është 59,60 për qind, sipas të dhënave të Turkstat. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR