• e hënë, 08 korrik 2024

Tunizi: Tre të vrarë, katër të plagosur në të shtëna në afërsi të një sinagoge

Tunizi: Tre të vrarë, katër të plagosur në të shtëna në afërsi të një sinagoge

Tuniz, 10 maj 2023 (MIA) - Në një sulm në afërisi të një sinagoge në Tunizi dje kanë humbur jetën dy oficerë të sigurisë dhe dy vizitorë, bënë të ditur autoritetet. Sulmi ka ndodhur mes pelegrinazhit vjetor në ishullin Xherba, i cili tërheq qindra hebraikë nga Evropia dhe Izraeli.

Sulmin e ka kryer roja e një objekti detar në Xherba, i cili me armën e tij ka qëlluar në kolegun e tij dhe ia ka vjedhur municionin para se të niset drejt sinagogës, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sulmuesi ka qëlluar në mënyrë selektive ndaj personelit të sigurisë të locuar në afërsi të sinagogës, me ç'rast i ka vrarë dy vizitorët dhe një nëpunës i sigurisë. Janë plagosur pesë policë dhe katër vizitorë. Forcat e policisë pastaj e kanë qëlluar", kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministria tuniziane e Punëve të Jashtme njoftoi se njëi nga vizitorët ka qenë francez, ndërsa tjetri tunizian.

Tash për tash nuk është komunikuar motivi i sulmit. mb/

Foto: Uikipedia 

QËNDRONI TË LIDHUR