• e premte, 05 dhjetor 2025

Tullsi Gabard paralajmëron padi penale kundër Obamës: "Fabrikuan prova për Rusinë"

Tullsi Gabard paralajmëron padi penale kundër Obamës:

Uashington, 21 korrik 2025 (MIA) - Drejtoresha e Shërbimeve të Inteligjencës Kombëtare në SHBA, Tullsi Gabard, deklaroi se ekzistojnë prova të cilat mundësojnë ngritjen e padive penale kundër individëve nga administrata e ish presidentit amerikan Barak Obama, për shkak se gjoja kanë sajuar prova të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

"Kemi prova për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës", deklaroi Gabard për televizionin "Foks njuz", duke shtuar se javën e ardhshme do të publikohen dokumente të reja që lidhen me koordinimin e supozuar për të ekzagjeruar involvimin rus.

Hetimi i FBI-së për lidhjet e fushatës zgjedhore të Donald Trampit me Rusinë filloi në vitin 2016 dhe vazhdoi gjatë gjithë mandatit të tij të parë. Më vonë, ajo u bë lëndë e një hetimi të pavarur nga ana e prokurorit special, Xhon Darem.

Gabard paralajmëroi se opinioni së shpejti do të ketë një fotografi më të qartë të rolit të administratës së Obamës në inciativën e hetimit, e cila edhe më tutje mbetet temë politikisht e ndjeshme në SHBA. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR