• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trupat amerikane do të sistemohen për mbrojtje të krahut lindor të NATO-s

Trupat amerikane do të sistemohen për mbrojtje të krahut lindor të NATO-s
Sofje, 13 gusht 2022 (MIA) - Ushtarët amerikanë do të sistemohen në Bullgari si pjesë e planeve të NATO-s për kundërpërgjigje dhe mbrojtje të krahut lindor, kumtoi BNR, duke iu referuar profilit në Tuiter të misionit amerikan në NATO. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas kumtesës, nuk është e qartë se sa nga 2.400 ushtarët nga divizioni i 101-të ajror amerikan do të mbeten në Bullgari. Megjithatë, të tjerët do të locohen në Rumani, Hungari dhe Sllovaki. Detyra e ushtrisë amerikane është të marrë pjesë në përforcimin e krahut lindor, ku ka grupe luftarake të batalionit, posaçërisht të krijuara me vendim të NATO-s dhe të miratuara në mars dhe maj nga qeveria e rregullt bullgare. Siç përkujton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, informata është paraqitur vetëm disa ditë pas vizitës në Bullgari të komandantit të forcave tokësore të SHBA-së në Evropë, gjeneralit Deril Uilliams. Me kryesinë ushtarake të vendit, ai bisedoi për çështje lidhur me grupin luftarak të stacionuar në Bullgari. Për mbështetje, pritet deri nga mesi i gushtit deri 750 persona ushtarakë nga forcat e armatosura të Italisë me 50 njësi pajisje ushtarake të zhvendosen në Bullgari. Bullgaria do të marrë pjesë me çetë prej 140 ushtarëve nga forcat tokësore bullgare dhe deri 15 oficerë në shtabin e grupit. Në shkurt të këtij viti grupi luftarak multinacional, i cili përfshin çetë të blinduar nga SHBA-ja me automjete "Strajker", i tregoi aftësitë e veta para shefit të ,mbrojtjes së Bullgarisë, admiralit Emil Eftimov dhe kryetarit të Komitetit ushtarak të NATO-s. admiralit Rob Bauer. Grupi në Bullgari është një prej tetë grupeve multinacionale luftarake të sistemuara nga Baltiku deri në Detin e Zi. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR