Trudo: Nuk përpiqem ta provokoj Indinë, por duam përgjigje për vrasje
- Kanadaja nuk përpiqet ta provokojë Indinë me atë që sugjeron se është e ndërlidhur me vrasjen e liderit separatist të sikëve në Kanada, por dëshiron Nju-Delhi që ta zgjidhin problemin në mënyrë adekuate, deklaroi kryeministri Xhastin Trudo.

Otavë, 20 shtator 2023 (MIA) - Kanadaja nuk përpiqet ta provokojë Indinë me atë që sugjeron se është e ndërlidhur me vrasjen e liderit separatist të sikëve në Kanada, por dëshiron Nju-Delhi që ta zgjidhin problemin në mënyrë adekuate, deklaroi kryeministri Xhastin Trudo.
Ai publikoi se shërbimet kanadeze të inteligjencës i hulumton në mënyrë aktive konstatimet, të cilat i ndërlidhin agjentet indiane me vrasjen e Hardib Sing Nixhar (45) në qeshor në Kolumbinë Britanike.
India e ka hedhur shpejt pohimin si absurd, duke thënë e do ta dëbojë diplomatin kanadez.
Trudo u tha gazetarëve se rasti ka pasoja të gjera për të drejtën ndërkombëtare. “Qeveria e Indisë duhet ta marrë këtë çështje me seriozitetin më të madh. Ne e bëjmë këtë, nuk duam të provokojmë apo të përshkallëzojmë”, tha ai.
Nju-Delhi, i cili i ka kërkuar Otavës të veprojë kundër elementëve anti-indianë, ka qenë prej kohësh i pakënaqur me aktivitetet separatiste të sikëve në Kanada. Kanadaja ka popullsinë më të madhe Sika jashtë Punxhabit. Rreth 770.000 njerëz e renditën sikizmin si fenë e tyre në regjistrimin e vitit 2021. mb/
Foto: EPA