Tre të vdekur, tetë të zhdukur në një ortek në Nepal
- - Tre alpinistë, në mesin e të cilëve dhe një i huaj, kanë vdekur, ndërsa tetë të tjerë rezultojnë si të zhdukur pasi një ortek goditi një ekspeditë në një majë të Himalajeve në Nepal, kumtoi sot policia lokale.
- Post By Ramize Qamili
- 16:39, 3 nëntor, 2025
Katmandu, 3 nëntor 2025 (MIA) - Tre alpinistë, në mesin e të cilëve dhe një i huaj, kanë vdekur, ndërsa tetë të tjerë rezultojnë si të zhdukur pasi një ortek goditi një ekspeditë në një majë të Himalajeve në Nepal, kumtoi sot policia lokale.
Në mesin e të zhdukurve në malin Jalung Ri Himal, në gjatësi prej 5.630 metra mbi nivelin e detit në qarkun Dolakha, në verilindje të Katmandus, ka pesë shtetas të huaj, deklaroi nëpunësi policor Xhan Kumar Mehato. Kombësitë e të huajve të vdekur dhe të zhdukur nuk dihen ende.
Katër alpinistë të lënduar u dërguan në një fshat të afërm, ndërsa kërkimi për të zhdukurit, në të cilin marrin pjesë edhe helikopterë, është, zgjat ende, shtoi Mahato.
"Në terren kemi dërguar ekipe shpëtimi nga ushtria dhe policia dhe po monitorojmë zhvillimin e mëtejshëm të situatës", deklaroi ai.
Mali Jalung Ri ndodhet në luginën Rolvaling nga Nepalin verilindor, ku alpinistët përballen me kushte sfiduese që përfshijnë shkëmbinj, akull dhe borë. rq/
Foto: arkivi i EPA-s