• e enjte, 04 dhjetor 2025

Tre persona të vrarë në një këmbimzjarri në një sallon bukurie në qytetin suedez Upsala

Tre persona të vrarë në një këmbimzjarri në një sallon bukurie në qytetin suedez Upsala

Upsala, 29 prill 2025 (MIA) - Tre persona kanë humbur jetën sot në një këmbim zjarri në një sallon bukurie në qytetin suedez Upsala, ndërsa është duke u zhvilluar një kërkim i gjerë policor për autorin e krimit, raportojnë mediat suedeze.

Policia ka rrethuar një zonë të madhe pranë sheshit Vaksala pasi që disa persona raportuan se kishin dëgjuar të shtëna me armë në zonë, njofton BBC.

Të shtënat ndodhën në prag të festivalit tradicional të pranverës "Nata e Valpurgisit", i cili tërheq një numër të madh njerëzish në rrugë.

Pak pas orës 5 të pasdites, është thirrur policia në një adresë pranë sheshit Vaksal në Upsala për shkak të, siç tha zëdhënësi i policisë Magnus Janson Klarin "disa telefonata për zhurma të forta që dukeshin të shtëna me armë zjarri".

Siç raportoi "Aftonbladet", një dëshmitar që jeton aty pranë tha se "dëgjoi pesë deri në gjashtë të shtëna".

Sipas informacionit të dhënë për "Aftonbladet", policia është në kërkim të autorit të dyshuar, i cili u largua nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik.

Sipas përshkrimit të policisë, burri mbante syze dielli dhe rroba të errëta.

Në kërkimin të autorit të vrasjes së trefishtë po merr pjesë edhe një helikopter policie.

Tani për tani nuk ka informacione për identitetin e viktimave. mb/

Foto: X

#ÚLTIMAHORA#SUECIA

Varios muertos en un #tiroteo masivo en la plaza #Vaksala, en el centro de #Uppsala.

La policía informó haber recibido llamadas sobre fuertes explosiones en el centro de la ciudad. Se cree que el sospechoso huyó del lugar en una moto.#Shooting #Sweden pic.twitter.com/ZbDWfX4h3q

— 𝙈𝙖𝙧𝙞𝙤 𝙈𝙤𝙧𝙖𝙮 (@Mario_Moray) April 29, 2025

">

 

QËNDRONI TË LIDHUR