• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi thotë se është i mundur lehtësim i tarifave nëse BE-ja hap tregun për kompanitë amerikane

Trampi thotë se është i mundur lehtësim i tarifave nëse BE-ja hap tregun për kompanitë amerikane

Uashington, 24 korrik 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp dje deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshëm që t'i ulin tarifat për mallrat evropiane nëse Bashkimi Evropian do të hap tregun e saj shtesë për kompanitë amerikane.

"Nëse bien dakord ta hapin unionin për bizneset amerikane, atëherë do t’u lejojmë atyre të paguajnë tarifa më të ulëta", tha Trampi në ngjarjen e fokusuar në inteligjencën artificiale, duke iu referuar negociatave të vazhdueshme me BE-në. Ai shtoi se për momentin po zhvillohen bisedime serioze.

SHBA me javë të tëra ka negociuar me BE-në për marrëveshje tregtare për të parandaluar hyrjen në fuqi të tarifave prej 30 për qind për importet nga blloku më 1 gusht.

Ndërkohë, kancelari gjerman Fridrih Merc dhe presidenti francez Emanuel Makron paraqitën një front të bashkuar gjatë bisedimeve në Berlin dje, duke sinjalizuar se BE-ja është gati të përgjigjet nëse negociatat me Uashingtonin dështojnë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, deklaroi se të dy liderët ranë dakord të mbajnë në diskutim opsionin e masave shtesë tregtare nëse bisedimet me SHBA-në dështojnë. Ai shtoi se Merci dhe Makroni janë të gatshëm të mendojnë për instrumente të reja, nëse është e nevojshme.

Kornelius tha se Gjermania dhe Franca, gjithashtu, planifikojnë të koordinohen ngushtë me Italinë dhe Komisionin Evropian, ndërsa bisedimet me Uashingtonin hyjnë në fazën përfundimtare. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR