• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi paralajmëron marrjen e licencave të rrjeteve televizive, të cilat raportojnë negativisht për të

Trampi paralajmëron marrjen e licencave të rrjeteve televizive, të cilat raportojnë negativisht për të

Uashington, 19 shtator 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se rrjeteve televizive mund t’u merren licencat e transmetimit, nëse raportojnë kryesisht negativisht për të, njoftoi Si-En-En. 

"Diku lexova se 97 për qind të rrjeteve televizive janë kundër meje, e unë megjithatë lehtë i fitova zgjedhjet", tha ai, duke shtuar se fitoi të gjitha shtatë shtetet e papërcaktuara dhe votën e popullit. Dhe krahas kësaj, tha Tramp, 97 për qind nga rrjetet televizive i japin publicitet të keq. 

"Ata morën licencë për emetim, por mendoj se ndoshta duhet t'u merret", tha presidenti amerikan. 

Duke folur në "Er Fors Uan" pas kthimit nga Britania e Madhe, Trampi tha se do ta miratojë hapin e Komisionit federal të komunikimeve për marrjen e licencave, duke sugjeruar se rrjetet televizive duhet të aplikojnë në kohëpaskohe për të. Më vonë ai shtoi se kriteret për marrjen e licencave për rrjetet televizive mund të jenë mungesa e qëndrimeve konservatore. 

Trampi shtoi se vendimin do t’ia linte kryetarit të FCC-së, Brendan Kar, i cili e gjeti veten në qendër të kontroverseve rreth anulimit të shous së Xhimi Kimelit për shkak të komenteve të tij në lidhje me vrasjen e aktivistit konservator, Çarli Kirk. 

"Mendoj se Brendan Kar është i shkëlqyer. Ai është patriot që e do vendin tonë", tha Trampi, njëkohësisht duke hedhur poshtë kritikat ndaj Kimelit, të cilin e quajti "budalla pa talent". rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR