• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi paralajmëroi bisedime me Putinin në një të ardhme të afërt

Trampi paralajmëroi bisedime me Putinin në një të ardhme të afërt

Uashington, 5 shtator 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, mbrëmë deklaroi se së shpejti do të bisedojë me liderin rus, Vlladimir Putin.

Trampi, në intervistë për "Si-Bi-Es Njuz", shprehu pakënaqësi nga vazhdimi i luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, duke e përshkruar konfliktin si "më të rëndin deri tani".

"Nuk më gëzon kasaphaneja midis Rusisë dhe Ukrainës", tha Trampi, duke shtuar se do të vazhdojë të punojë në arritjen e zgjidhjes paqësore. Ai shprehu frustrim që nuk kishte arritur ta ndalte konfliktin, i cili filloi me pushtimin rus në shkurt të vitit 2022, megjithëse fillimisht priste ta bënte këtë menjëherë pas marrjes së funksionit në janar.

Trampi, gjithashtu, theksoi se megjithëse ka kontribuar në tejkalimin e shumë luftërave, konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës mbetet veçanërisht i rëndë për t'u zgjidhur. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR