Trampi për Rusinë: Kemi një nëndetëse bërthamore pranë brigjeve të tyre, nuk kemi nevojë të qëllojmë nga distanca
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, potencoi se Uashingtoni "nuk po luan lojëra" me Moskën dhe zbuloi se një nëndetëse bërthamore amerikane ndodhet në afërsi të bregdetit rus.
- Post By Ramize Qamili
- 16:07, 27 tetor, 2025
Uashington, 27 tetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, potencoi se Uashingtoni "nuk po luan lojëra" me Moskën dhe zbuloi se një nëndetëse bërthamore amerikane ndodhet në afërsi të bregdetit rus.
Deklarata vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin publikoi se është i suksesshëm testimi i raketës bërthamore "Burevestnik", e cila, sipas tij, fluturoi 14.000 kilometra dhe qëndroi në ajër për 15 orë.
"Kemi nëndetësen bërthamore më të mirë në botë, pikërisht pranë brigjeve të tyre. Nuk është patjetër të kalojë 8.000 milje. Ata nuk luajnë me ne, as ne nuk luajmë me ta", u tha Trampi gazetarëve në aeroplanin "Er Fors Uan".
Trampi vlerësoi se deklaratën e liderit rus në lidhje me testimin e "Burevestnik" është "e papërshtatshme", duke theksuar se Putini duhet të përqendrohet në përfundimin e konfliktit në Ukrainë.
"Lufta që duhej të zgjaste një javë po hyn së shpejti në vitin e saj të katërt. Kjo është ajo që duhet të bëjë - t'i japë fund asaj, në vend që të testojë raketa të reja", potencoi presidenti amerikan.
Ai shtoi se konflikti ukrainas mund të mbetet "lufta e nëntë që do të zgjidhet".
"Zgjidhëm tetë lufta, ndërsa e nënta po vjen. Mendoj se ajo është midis Rusisë dhe Ukrainës", theksoi Trampi.
Në pyetjen për mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja kundër Rusisë, presidenti amerikan u përgjigj shkurt: "Do ta mësoni". Ai shtoi se nuk ka qenë i përfshirë në bisedimet për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financimin e Kievit, duke e quajtur këtë një "çështje të Bashkimit Evropian". rq/
Foto: EPA