Trampi kërkon nga Gjykata Supreme të konfirmojë për autorizimin për vendosjen e doganave
- Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, ka kërkuar nga Gjykata Supreme të vendos nëse ai ka pasur autorizim për të vendosur një spektër të gjerë të doganave, bazuar në një ligj të parashikuar për përdorim në situata të jashtëzakonshme, njoftuan mediat perëndimore, duke cituar dokumente gjyqësore.
- Post By Ramize Qamili
- 09:51, 4 shtator, 2025
Uashington, 4 shtator 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, ka kërkuar nga Gjykata Supreme të vendos nëse ai ka pasur autorizim për të vendosur një spektër të gjerë të doganave, bazuar në një ligj të parashikuar për përdorim në situata të jashtëzakonshme, njoftuan mediat perëndimore, duke cituar dokumente gjyqësore.
Ministria e Drejtësisë ka apeluar një vendim të Gjykatës së Apelit prej 29 gushtit, sipas së cilit një pjesë e madhe e doganave të Trampit janë joligjore. Vendimi e vendosi në pikëpyetje përdorimin e këtyre detyrimeve si instrument kyç të politikës së tij ekonomike ndërkombëtare.
Doganat tani për tani mbeten në fuqi dhe do të vazhdojnë të paktën deri më 14 tetor, në përputhje me vendimin e Gjykatës së Apelit. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s