• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi kërkon arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Çikagos dhe guvernatorit të Ilinoisit

Trampi kërkon arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Çikagos dhe guvernatorit të Ilinoisit

Uashington, 8 tetor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, sot bëri thirrje për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Çikagos, Brendon Xhonson dhe guvernatorit të Ilinoisit, Xh.B. Priker, duke i akuzuar dy demokratët se nuk kanë mbrojtur nëpunësit federalë të Shërbimeve për imigracion dhe dogana (ICE).

"Kryetari i Bashkisë së Çikagos duhet të jetë në burg për mosmbrojtjen e nëpunësve të ICE-s! Guvernatori Priker gjithashtu!", shkroi Trampi në profilin e tij në "Truth Social". 

Lideri amerikan javën e kaluar miratoi vendosjen e trupave të Gardës kombëtare në Çikago, qyteti i tretë më i madh i vendit, pavarësisht kundërshtimit nga nëpunësit lokalë dhe shtetërorë. 

Anëtarët e Gardës kombëtare të Teksasit arritën mbrëmë në Qendrën e trajnimit të rezervave së armatës amerikane në Elvud, në jugperëndim të Çikagos, ku do t'i nënshtrohen trajnimit përpara se të vendosen për të mbrojtur objektet federale dhe nëpunësit e imigracionit dhe doganave. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR