Trampi dekorohet me medaljen më të lartë të meritës në Korenë e Jugut
- Presidenti i Koresë së Jugut, Li Xhe Mjung i ka dhënë presidentit amerikan, Donald Tramp, medaljen më të lartë të meritave të vendit, si shenjë mirënjohje të "kontributeve të tij për paqen në Gadishullin Korean", kumtoi sot Seuli zyrtar.
- Post By Ramize Qamili
- 14:56, 29 tetor, 2025
Gjongxhu, 29 tetor 2025 (MIA) - Presidenti i Koresë së Jugut, Li Xhe Mjung i ka dhënë presidentit amerikan, Donald Tramp, medaljen më të lartë të meritave të vendit, si shenjë mirënjohje të "kontributeve të tij për paqen në Gadishullin Korean", kumtoi sot Seuli zyrtar.
Trampi u dekorua me medaljen më të madhe të Mugunghvas, me çka duke e bërë presidentin e parë amerikan që merr këtë shpërblim. Shpërblimi përbëhet nga një varëse që mbahet rreth qafës.
"Ky është një nder i madh", tha presidenti amerikan në ceremoninë në Gjongxhu të Koresë së Jugut.
"Mund ta vendos menjëherë", bëri shaka ai.
Li, gjithashtu, i dhuroi Trampit një zbukurim, replikë speciale të arit dhe të një kurore historike nga dinastia e lashtë koreane Silla, e cila sundoi nga viti 57 deri në vitin 935.
Gjatë mandatit të tij të parë, Tramp tri herë u takua me liderin e Koresë së Veriut, Kim Xhong Un në vitin 2018 dhe 2019, takimet e para dhe deri më tani të vetmet midis presidenti aktual amerikan dhe liderit të Koresë së Veriut.
Trampi për momentin ndodhet në vizitë dyditore në qytetin juglindor Gjongxhu, ku pritet të takohet nesër me presidentin kinez Si Xhinping.
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut sot finalizuan detaje shtesë të një marrëveshje tregtare pas disa muajsh negociatash.
Presidenti amerikan tha se marrëveshja është "pothuajse e përfunduar".
Një funksionar i lartë i qeverisë koreanoveriore deklaroi se vendi do të investojë 350 miliardë dollarë në SHBA. Periudha e investimit do të zhvillohet në faza gjatë disa viteve, pas çka shuma totale vjetore nuk do të kalojë 20 miliardë dollarë.
Në këmbim, tha funksionari, qeveria amerikane do t'i reduktojë doganat për importet koreanoveriore.
Koreja e Jugut, gjithashtu, deklaroi se SHBA-ja do të reduktojë doganat për industrinë automobilistike koreanoveriore prej 25 në 15 për qind. rq/