Trampi deklaroi se SHBA-ja do ta "përfundojë punën" në Iran për "ndoshta dy javë
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë, tha se priste që SHBA-ja ta "përfundonin punën" në Iran "brenda ndoshta dy javësh, ndoshta disa ditë më gjatë".
- Post By Ramize Qamili
- 08:44, 1 prill, 2026
Uashington, 1 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë, tha se priste që SHBA-ja ta "përfundonin punën" në Iran "brenda ndoshta dy javësh, ndoshta disa ditë më gjatë".
Kur një gazetar e pyeti se kur SHBA-ja do t'i “jap fund ose do ta përfundojnë luftën” në Iran, Tramp u përgjigj: “Mendoj se brenda dy ose tre javësh”, transmetoi DPA.
"Do të largohemi sepse nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë", vazhdoi Trampi.
Ai më vonë shpjegoi se, ndonëse ndryshimi i regjimit në Teheran "nuk ishte një nga gjërat që kisha si qëllim", ai prapë kishte një qëllim.
"Kisha një qëllim, të mos ketë armë bërthamore, dhe ky qëllim është arritur. Ata nuk do të kenë armë bërthamore, por ne po e kryejmë punën, dhe mendoj se brenda ndoshta dy javësh, ndoshta disa ditësh më shumë për ta kryer punën, por ne duam të shkatërrojmë çdo strukturë që ata kanë", deklaroi Trampi.
"Është e mundur që të arrijmë një marrëveshje përpara kësaj", shtoi presidenti amerikan.
SHBA-ja dhe Izraeli e kanë sulmuar Iranin që nga 28 shkurti, ndërsa Irani ka kryer sulme hakmarrëse ndaj Izraelit dhe vendeve në rajon ku ka një prani ushtarake amerikane. rq/
Foto: EPA