• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi dëshiron ta kthejë kontrollin ndaj bazës ajrore Bagram në Afganistan

Trampi dëshiron ta kthejë kontrollin ndaj bazës ajrore Bagram në Afganistan

Uashington, 19 shtator 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp, dje në një konferencë për shtyp me kryeministrin britanik Kir Starmer njoftoi se dëshiron që ta kthejë bazën ajrore Bagram në Afganistan nën kontrollin e SHBA-së, katër vite pas tërheqjes së trupave amerikanë nga vendi.

Para Starmer ai dha deklaratë për këtë plan që e ka përmendur më parë dhe paraprakisht, por i cili, siç duket, tani vjen në qendër të vëmendjes së tij.

"E dua prap atë bazë", tha Tramp gjstë konferencës së përbashkët për shtyp, duke e theksuar lokacionin e saj strategjiik. "Ai është një orë fluturim nga vendi ku Kina e prodhon armën e saj bërthamore".

Komenti i Trampit ka ndodh një para se ai të besojë me presidentin kinez Si Xhinping, ndërsa Uashingtoni dhe Pekini vazhdojnë me bisedimet tregtare që do të mund ta hapin rrugën për takimin e tyre në tetor.

Edhe pse Trampi ka zhvilluar një luftë tregtare me Kinën, administrata e tij është përmbajtur nga marrja e masave të ashpra kundër Pekinit, të cilat ekspertët thonë se janë të nevojshme për të adresuar kërcënimin në rritje të sigurisë që ai paraqet për SHBA, raportoi Fajnenshël Tajms.

Kina ka zgjeruar me shpejtësi forcat e saj bërthamore vitet e fundit, duke ngritur shqetësime në Uashington se SHBA-ja së shpejti do të merret me një fuqi tjetër bërthamore në të njëjtin nivel me Rusinë.

Pentagoni njoftoi vitin e kaluar se Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës kishte rritur arsenalin e saj bërthamor në 600 koka bërthamore deri në mesin e vitit 2024, një rritje vjetore prej 20 për qind.

Kthimi i Bagramit nën kontrollin e SHBA-së do të kërkonte negociata me qeverinë talebane, e cila ka drejtuar Afganistanin që kur SHBA-ja u tërhoq plotësisht në gusht të vitit 2021.

Ministria afgane e Punëve të Jashtme ka blrël të ditur se bisedimet kanë përfshirë "mundësi investuese dhe perspektivat tjera në Afganistan", duke shtuar se "tani është mundësi e hapur për normalizim të marrëdhënieve".  

Gjatë takimit të parë të kabinetit nga mandati i tij i dytë në shkurt, Tramp tha se plani i tij për tërheqje të trupave nga Afganistani përfshin mbajtje të kontrollit ndaj Bagramit dhe stacionim të fuqisë së vogël ushtarake. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR