• e enjte, 04 dhjetor 2025

Tramp: SHBA-ja dhe Kina së bashku do të punojnë për përfundimin e luftës në Ukrainë

Tramp: SHBA-ja dhe Kina së bashku do të punojnë për përfundimin e luftës në Ukrainë

Gjongxhu, 30 tetor 2025 (MIA) - Uashingtoni dhe Pekini do të bashkëpunojnë për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, deklaroi presidenti amerikan Donald Tramp pas takimit të sotëm me presidentin kinez Si Xhinping në Korenë e Jugut, njofton DPA. 

"Kohë të gjatë kemi folur për këtë dhe të dy do të bashkëpunojmë për të parë nëse mund të arrijmë diçka", u tha Trampi gazetarëve në fluturimin e kthimit për në Uashington. 

Sipas Trampit, të dy liderët janë dakorduar se Rusia dhe Ukraina janë "bllokuar" në qorrsokak. 

"Por, ai do të na ndihmojë dhe ne do të bashkëpunojmë për Ukrainën", tha ai, duke iu referuar presidentit kinez, transmeton DPA. 

Përpara takimit, kishte spekulime se Trampi do t’i bënte thirrje Kinës të ndalonte ose të ulte importet e naftës nga Rusia, një burim kyç i të ardhurave për përpjekjet luftarake të Moskës. Por, Trampi tha se çështja për naftën ruse nuk ishte pjesë e diskutimeve", transmeton agjencia gjermane. 

Uashingtoni ka kohë që përpiqet të ulë të ardhurat nga nafta dhe energjia që kanë ndihmuar në financimin e makinës ushtarake të Rusisë, duke shpresuar ta detyrojë Moskën të rishqyrtojë strategjinë e saj. 

Trampi është përpjekur pa sukses në disa raste të njohura, të ndërmjetësojë për ndërprerjen e luftimeve dhe pavarësisht asaj që mburret për marrëdhënien e tij të fuqishme personale me presidentin rus Vlladimir Putin, kujton DPA. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR