• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tramp: Nuk do të them kush është përgjegjës, por Rusia nuk është e përzier në shpërthimet e gazpërçuesve Rjedha veriore 1 dhe 2

Tramp: Nuk do të them kush është përgjegjës, por Rusia nuk është e përzier në shpërthimet e gazpërçuesve Rjedha veriore 1 dhe 2

Uashington, 12 prill 2023 (MIA) - Presidenti i mëparshëm amerikan Donald Tramp në një intervistë për "Faks njuz" deklaroi se Rusia nuk është përgjegjës për shpërthimin e gazpërçuesit Rrjedha veriore në shtator të vitit kaluar dhe njoftoi se SHBA-ja do të mund të implikohen në incident.

Nuk dua ta vendos vendin tonë në trazira, për këtë nuk do të përgjigjem. Por, mund të t'ju them kush nuk ishte Rusia. Ajo nuk ishte Rusia. E akuzuan Rusinë. E dini se ata thanë: Rusia e ka shpërthyer gazpërpçuesin e saj, theksoi Tramp.

Gazpërpçuesit Rjedha veriore 1 dhe 2 janë shkatërruar në shtator të vitit të kaluar nga seria e shpërthimeve, cilat sipas të gjithave, është padyshim se janë shkaktuar qëllimisht.

Në kohën e shpërthimeve asnjë nga katër gazpërçuesit nuk ishte aktiv, Rrjedha veriore 2 për shkak të sanksioneve dhe Rrjedha veriore 1 Rusia ishte mbyllur më parë për shkak të defekteve që nuk mund t'i riparonte për shkak të sanksioneve. Por gazpërçuesit ishin plot.

Hetuesit në Suedi dhe Danimarkë, vendet në zonat ekskluzive ekonomike të të cilave ndodhën shpërthimet, konfirmuan se incidentet ishin rezultat i sabotazhit, por nuk treguan një fajtor.

Moska ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat se ishte pas shpërthimeve dhe është përpjekur të fajësojë Perëndimin. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR