• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp kumtoi se SHBA-ja sulmoi një anije me drogë, e cila u nis nga Venezuela, janë vrarë 11 anëtarë të bandës

Tramp kumtoi se SHBA-ja sulmoi një anije me drogë, e cila u nis nga Venezuela, janë vrarë 11 anëtarë të bandës

Uashington, 3 shtator 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Doland Tramp, mbrëmë në Uashington kumtoi se SHBA-ja në pjesën jugore të Detit të Karaibave sulmoi një anije që transportonte drogë, e cila lundronte nga Venezuela dhe se në atë aksion u vranë 11 anëtarë të bandës venezueliane "Tren de Aragua".

Ai dha pak hollësira për operacionin dhe para gazetarëve në Dhomën Ovale në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se në atë anije kishte "shumë drogë".

Sekretari i shtetit, Marko Rubio në Iks informoi se anija menaxhohet nga një "organizatë e njohur narko-terroriste" dhe e përshkroi operacionin si "goditje vdekjeprurëse".

SHBA-ja paradokohe paralajmëroi një plan për të përforcuar forcat e tyre detare në ujërat e Venezuelës për të luftuar kërcënimet nga kartelet e drogës amerikolatine, por nuk kanë paralajmëruar ndonjë pushtim të planifikuar tokësor.

Qeveria e presidentit Nikolas Maduro u përgjigj me vendosjen e trupave përgjatë bregdetit të Venezuelës dhe kufirit me Kolumbinë fqinje, si dhe duke u bërë thirrje venezuelianëve të regjistroheshin për milici civile.

Maduro pohonte se SHBA-ja po ndërton një rrëfim të rrejshëm për tregtinë me drogë me qëllim për ta larguar atë nga pushteti. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR