• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: E përfunduam luftën në Gazë

Tramp: E përfunduam luftën në Gazë

Uashington, 9 tetor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi sot se është arritur "sukses historik" në Lindjen e Mesme. 

"E përfunduam luftën në Gazë dhe në thelb, në nivel shumë më të gjerë, krijuam paqe. Mendoj se do të jetë një paqe e qëndrueshme, shpresojmë një paqe të përjetshme", theksoi Trampi. 

Ai shtoi se pengjet e mbetura duhet të lirohen "të hënën ose të martën". 

Kthimi i tyre është proces i komplikuar, ata janë në vende ku nuk do të donit të ishit", theksoi Trampi. 

Ai paralajmëroi se do të udhëtonte për në Egjipt, ku do ta nënshkruante zyrtarisht marrëveshjen. Më herët, paralajmëroi se do të vizitonte edhe Izraelin. 

"Një është nënshkruar tashmë në emrin tim, por do të bëjmë edhe një nënshkrim zyrtar", potencoi Trampi. 

Ai theksoi se Rripi i Gazës "ngadalë do të rinovohet". 

Mendoj se do të shihni disa vende të shkëlqyera që përfshihen, duke investuar shumë para dhe duke u kujdesur për gjërat", shtoi Trampi. 

Ai falënderoi vendet që morën pjesë në bisedimet e paqes në Egjipt, duke thënë se "e gjithë bota u bashkua" për të arritur një marrëveshje. 

Personat që nuk pajtoheshin mirë me njëri-tjetrin, që nuk duheshin me njëri-tjetrin, vende fqinje që, sinqerisht, nuk e duronin dot njëri-tjetrin, tani atë e bëjnë... Të gjithë amerikanët duhet të jenë krenarë për rolin që luajti vendi ynë në përfundimin e këtij konflikti të tmerrshëm", potencoi Trampi. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR