Tramp e ndërpreu ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarëve për Tajvanin
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka refuzuar të miratojë pakon e ndihmës ushtarake me vlerë më shumë se 400 milionë dollarë për Tajvanin, në përpjekje për të arritur marrëveshje tregtare me Pekinin, publikoi "Uashington post", duke iu referuar përfaqësuesve anonimë amerikanë.
- Post By Ramize Qamili
- 09:37, 19 shtator, 2025
Uashington, 19 shtator 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka refuzuar të miratojë pakon e ndihmës ushtarake me vlerë më shumë se 400 milionë dollarë për Tajvanin, në përpjekje për të arritur marrëveshje tregtare me Pekinin, publikoi "Uashington post", duke iu referuar përfaqësuesve anonimë amerikanë.
"Presidenti Donald Tramp ka refuzuar të miratojë më shumë se 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Tajvanin këtë verë, derisa po përpiqet të negociojë për marrëveshje tregtare dhe një samit të mundshëm me presidentin kinez Si Xhinping, sipas pesë personave të informuar me situatën", publikoi gazeta amerikane.
Vendimi, i cili ende mund të anulohet, shënon ndryshim në politikën e SHBA-së ndaj ishullit, të cilin Kina e pretendon si territor të saj, thonë burimet.
Shtëpia e Bardhë, në një shkrim drejtuar "Uashington post"-it, njofton se ende nuk është marrë vendim përfundimtar. rq/bsh/
Foto: EPA