Tramp dhe Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë: Marrëveshje e mundshme për armëpushim në Gazë
- Presidenti amerikan Doland Tramp mbrëmë ishte nikoqir i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë, me ç'rast dy liderët diskutuan për armëpushim në Gazë dhe marrëveshje afatgjate paqesore.
- Post By Ramize Qamili
- 08:23, 8 korrik, 2025
Uashington, 8 korrik 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Doland Tramp mbrëmë ishte nikoqir i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë, me ç'rast dy liderët diskutuan për armëpushim në Gazë dhe marrëveshje afatgjate paqesore.
Vizita e tretë e Netanjahut në Uashington prej se Trampi u kthye në Shtëpinë e Bardhë vjen në moment kyç. Presidenti amerikan shpreson të përfitojë nga momenti pas armëpushimit të fundit midis Izraelit dhe Iranit pas luftës 12-të ditore.
"Nuk mendoj se ka bllokim, gjërat po shkojnë mirë", deklaroi Trampi para gazetarëve para fillimit të darkës zyrtare me Netanjahun.
Ai shtoi se është i bindur se Hamasi është gati për armëpushim dhe se dëshiron takim.
"Ata (Hamasi) duan takim dhe duan armëpushim", tha Trampi në fillim të darkës zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit. Në pyetjen e gazetarëve nëse raportet e pakonfirmuara për viktima izraelite në Gazën veriore do të ndikonin në negociata, Trampi u përgjigj: "Nuk mendoj kështu".
I dërguari i posaçëm amerikan, Stiv Uitkof, i cili gjithashutu mori pjesë në darkën, deklaroi se ekziston mundësi për përshpejtimin e arritjes së marrëveshjes në kuadër të negociatave të drejtpërdrejta për armëpushim dhe lirimin e pengjeve. rq/bsh/
Foto: EPA