• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp është i bindur se është sabotuar në KB, kërkon hetim urgjent

Tramp është i bindur se është sabotuar në KB, kërkon hetim urgjent

Nju-Jork, 25 shtator 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp kërkoi nga Kombet e Bashkuara që menjherë të hapin hetim për "sabotimin e trefishtë", në të cilën ai u gjend në qendër.

Sipas presidentit amerikan, sabotimet kanë ndodhur gjatë arritjes së tij dhe fjalimit në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork këtë javë.

Përmes rrjetit social Truth Social, ai deklaroi se sabpotimi i parë ka ndodhur kur ka hyrë në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara, pikërisht në atë moment ka ndodhur defekt i ashensorit, për shkak të së cilës ai dhe ekipi i tij është dashur të nisen në këmbë drejt sallës kryesore.

"Sabotimi" i dytë ka qenë defekti i pajisjes që e shfaq tekstin e fjalimit në xham para folësit, për shkak të së cilës është dashur të shikojë në letrën para tij gjatë fjalimit, ndërsa shtoi se sistemi i dëgjimit gjatë fjalimit të tij ka qenë jashtëzakonisht i dobët, gjë të cilën ia ka konfirmuar edhe bashkëshortja e tij Melania, duke theksuar se nuk po kupton asgjë.

"E gjithë kjo nuk ka qenë rastësi. Ky ka qenë një sabotim klasik dhe Kombet e Bashkuara duhet të kenë turp nga kjo. Kërkoj hetim urgjent për shkak të të gjithave", tha Tramp, ndërsa Kombet e Bashkuara u përgjigjen pjesërisht për të gjitha akuzat. Ata theksuan se defekti me shkallët ka qenë i rastësishëm, ndërsa pajisja që e shfaq tekstin nga fjalimi ka qenë përgjegjësi e një anëtarëri të Kabinetit të Trampit. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR