• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Tomas-Grinfild para KS të KB-së: Në horizont marrëveshja për armëpushim në Rripin e Gazës

Tomas-Grinfild para KS të KB-së: Në horizont marrëveshja për armëpushim në Rripin e Gazës

Nju-Jork, 22 gusht 2024 (MIA) - Është në horizont armëpushimi në Rripin e Gazës dhe marrëveshja për lirimin e pengjeve që i mban Hamasi, deklaroi sot para Këshillit të Sigurisë, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Tomas-Grinfild.

Mediat britanike theksojnë se ambasadorja Tomas-Grinfild u ka bërë thirrje të gjitha 15 anëtareve të Këshillit të Sigurisë që të kryejnë presion ndaj Hamasit palestinez që ta pranojë propozimin e ofruar për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve.

"Ky është moment vendimtar për negociatat për armëpushim dhe për rajonin dhe për këtë çdo anëtare e Këshillit të Sigurisë duhet të vazhdojë të dërgojë mesazhe të qarta deri te aktorët në rajon se duhet të evitojnë veprime që do t'i largojë nga finalizimi i marrëveshjes për armëpushim", deklaroi Linda Tomas-Grinfild.

Në bisedimet e armëpushimit në Gaza, Hamasi kërkon një tërheqje të plotë të Izraelit nga enklava palestineze, duke përfshirë një tërheqje nga i ashtuquajturi Korridor i Filadelfisë, një rrip i ngushtë territori përgjatë kufirit jugor me Egjiptin me një gjatësi të përgjithshme prej 14.5 kilometrave.

Izraeli, ndërkohë, dëshiron të mbajë kontrollin e korridorit, të cilin e kapi në fund të majit, pasi shkatërroi dhjetëra tunele që ai pretendon se ishin përdorur për të kontrabanduar armë në Gaza. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR