• e premte, 05 dhjetor 2025

Tirana nesër nikoqire e takimit ministrit të SEECP, Rama: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Tirana nesër nikoqire e takimit ministrit të SEECP, Rama: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Tiranë, 15 qershor 2025 (MIA) - Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, nesër do të jetë nikoqir i takimit ministror të SEECP-së.

Kryeministri Edi Rama, duke paralajmëruar këtë takim të rëndësishëm rajonal, e thekson angazhimin e vendit të tij për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian në Ballkanin Perëndimor.

"Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 qershor të vitit 2025, do të mbahet Takimi ministror i Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore -SEECP. Vendi ynë është plotësisht i përkushtuar për të nxitur progresin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE", shkroi Rama.

SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë gjithashtu anëtare të Këshillit për bashkëpunim rajonal (RCC), Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.

Procesi për bashkëpunimit i Evropës Juglindore është një forum i rëndësishëm politik që synon dialogun dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore, i cili përmbyll vitin e suksesshëm të presidencës shqiptare nën moton "Formësimi i së ardhmes sonë evropiane". Tirana mori kryesimin e procesit nga Shkupi për periudhën korrik 2024 - qershor 2025, ndërsa tani do të marrë përsipër Sofja", njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ATSH.

Procesi për bashkëpunim i Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa samiti i parë u mbajt në Kretë në vitin 1997. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR