Tedros: Armata izraelite ka bastisur në depotë e OBSH-së në Rripin e Gazës
- Ushtria izraelite ka bastisur në depotë dhe objektet e tjera të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) gjatë aksionit të saj në Rripin e Gazës, deklaroi drejtori i përgjithshëm, Tedros Adanom Gebrejesus.
- Post By Ramize Qamili
- 08:04, 22 korrik, 2025
Tel Aviv, 22 korrik 2025 (MIA) - Ushtria izraelite ka bastisur në depotë dhe objektet e tjera të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) gjatë aksionit të saj në Rripin e Gazës, deklaroi drejtori i përgjithshëm, Tedros Adanom Gebrejesus.
Tedros në deklaratë tha se rezidenca e personelit të OBSH-së në Deir al-Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, dje u sulmua tre herë, si edhe depoja e saj kryesore.
"Ushtria izraelite ka bastisur në objekte, duke i detyruar gratë dhe fëmijët të evakuohen në këmbë drejt Al-Mavasit në mes të konfliktit aktiv", thuhet në kumtesë.
"Personeli meshkuj dhe anëtarët e familjes u prangosën, u zhveshën, u morën në pyetje në vendin e ngjarjes dhe u kontrolluan nën kërcënimin me armë. Dy punonjës të OBSH-së dhe dy anëtarë të familjes u arrestuan. Tre u liruan më vonë, ndërsa një punonjës mbetet në paraburgim", informon OBSH-ja.
Organizata kërkon lirimin e punonjësve të arrestuar, njofton DPA. rq/
Foto: DPA