• e diel, 22 dhjetor 2024

Takimet e presidentit Pendarovski në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih

Takimet e presidentit Pendarovski në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih
Shkup, 18 shkurt 2022 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot në margjinat e Konferencës së Sigurisë të Mynihut u takua me Bernard Emie drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Francës për Siguri të Jashtme DGSE. “Kemi biseduar për kontributin tonë si anëtare e NATO-s për stabilitetin rajonal dhe sfidat aktuale të sigurisë në rajonin e gjerë”, ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk. Përveç Emie, presidenti Pendarovski u takua edhe me Xhared Kohen drejtorin Ekzekutiv të “Jigsaw“. Dy bashkëbiseduesit diskutuan për aplikimin e zgjidhjeve teknologjike në përballjen me sfidat globale, si dhe për faktin se digjitalizimi është i domosdoshëm për zhvillim të shpejtë dhe është prioritet strategjik për dekadën e ardhshme. Në takimin me Tomas Gomar, drejtor i Institutit francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare (IFRI), Pendarovski ka shkruar në Fejsbuk se ka pasur mundësinë të njihet me prioritetet e presidencës aktuale franceze të BE-së, me theks të veçantë me zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, si dhe aktivitetet e ndërlidhura me Konferencën për të ardhmen e Evropës - procese në të cilat marrin pjesë edhe ekspertë nga instituti i njohur i mendimit IFRI - Institut français des relations internales. “Jam i kënaqur me serinë e iniciativave të ndërmarra nga Franca që synojnë forcimin e angazhimit të saj në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Samitin e paralajmëruar BE-BP në qershor të këtij viti”, shkroi presidenti Pendarovski në Fejsbuk. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR