• e diel, 22 dhjetor 2024

Takim Blinken - Lavrov të premten në Gjenevë

Takim Blinken - Lavrov të premten në Gjenevë
Uashington, 18 janar 2022 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken do t'i bëjë thirrje Moskës gjatë takimit me kolegun rus të premten në Gjenevë të ndërmarrë hapa konkrete për deeskalimin e situatës në kufi me Ukrainën, konfirmoi sot përfaqësuesi i lartë i Departamentit amerikan. Në brifing me gazetarët Blinken vlerësoi se Rusia deri më tani ka punuar në dëm të deeskalimit edhe krahas diplomacisë së vazhdueshme. Sipas tij, sulmi ndaj Ukrainës është i mundur në çdo kohë, me siguri midis janarit dhe shkurtit. Blinken të premten në Gjenevë me Lavrovin do të bisedojë për krizën rreth Ukrainës, deklaroi zëdhënësi i administratës amerikane. Uashingtoni shfaqi shqetësim për shkak të publikimit të sotëm të Moskës se dërgon ushtarë në Bjellorusi në stërvitjet e sotme me ushtrinë bjelloruse. Kjo u mundëson rusëve "qasje të re  në rast që të vendosin të ndërmarrin aksion ushtarak kundër Ukrainës", sqaron përfaqësuesi nga administrata e SHBA-së për mediat amerikane. Diplomatët e parë të SHBA-së dhe të Rusisë sot patën bisedë telefonike për krizën rreth Ukrainës. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR