• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tajvani paralajmëroi përgjigje ndaj stërvitjeve ushtarake kineze

Tajvani paralajmëroi përgjigje ndaj stërvitjeve ushtarake kineze
Tajpej, 7 gusht 2022 (MIA) – Agjencia Qendrore e Lajmeve e Tajvanit njoftoi se ushtria e Tajvanit do të kryejë stërvitje artilerie me municione të ngjyrosura në pjesën jugore të rrethit Pingtung, të martën dhe të enjten në përgjigje ndaj stërvitjeve kineze. Agjencia njofton se stërvitjet do të përfshijnë snajperë, automjete luftarake, automjete të blinduara, si dhe helikopterë sulmues, duke u thirrur në burim anonim. Ndërkohë, ministria e Transportit e Tajvanit kumtoi se fluturimet përmes hapësirës së saj ajrore po rifillonin gradualisht pasi shumica e raportimeve për stërvitjet ushtarake kineze pranë ishullit "nuk ishin më në fuqi". Megjithatë, Ministria theksoi në kumtesë se Tajvani do të vazhdojë të drejtojë fluturimet dhe anijet larg stërvitjes ushtarake kineze pranë bregut të saj lindor deri në orën 10 të mëngjesit sipas orës lokale të hënën në mëngjes. Këshilli i Çështjeve Kontinentale të Tajvanit (MAC) u bëri thirrje autoriteteve të Pekinit të "jenë të përmbajtur dhe të ndalojnë menjëherë të gjitha sjelljet e tyre luftarake". Këshilli e akuzoi Kinën për vazhdimin e stërvitjeve ushtarake rreth Tajvanit "si pjesë e sulmit të simuluar dhe bllokadës për të frikësuar Tajvanin dhe vendet fqinje". bs/

QËNDRONI TË LIDHUR