"Tajms of Izrael": Netanjahu e konvokon kabinetin, do të zhvendos "Linjën e verdhë" në Gazë
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot do të konvokojë takim të kabinetit për të dhënë përgjigje eventuale pasi e akuzoi Hamasin për shkelje të fazës së parë të armëpushimit në Gazë, njoftojnë mediumet izraelite.
- Post By Ramize Qamili
- 11:46, 28 tetor, 2025
Tel Aviv, 28 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot do të konvokojë takim të kabinetit për të dhënë përgjigje eventuale pasi e akuzoi Hamasin për shkelje të fazës së parë të armëpushimit në Gazë, njoftojnë mediumet izraelite.
Izraeli shqyrton zhvendosjen e "Linjës së verdhë" që kalon nëpër Gazë, gjë që do të vinte një pjesë më të madhe të territorit nën kontrollin e ushtrisë së tij, theksohet në raportet e mediave, të transmetuara nga "Tajms of Izrael".
Takimi në kabinet do të mbahet pasi autoritetet izraelite akuzuan Hamasin se mbrëmë ka dorëzuar mbetje shtesë të pengut të vrarë, trupi i të cilit tanimë ishte kthyer, në vend të trupit të njërit prej 13 pengjeve të mbetur, publikon portali.
Nëse ky dyshim konfirmohet, do të kalojë saktësisht një javë pasi Hamasi dorëzoi trupin e fundit të një pengu.
Izraeli pretendon se militantët palestinezë po anulojnë angazhimet e tyre për të zgjatur armëpushimin që hyri në fuqi më 10 tetor. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s