• e premte, 22 nëntor 2024

Tajms: Më shumë se 35.000 emigrantë do të "bllokohen" në Britani

Tajms: Më shumë se 35.000 emigrantë do të

Londër, 2 tetor 2023 (MIA) - Më shumë se 35 mijë emigrantë, të cilët arrijnë me varka të vogla do të "bllokohen" për një kohë të pacaktuar në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit nëse Qeveria nuk arrin masa politike për Ruandën, sipas analizës së të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Këshillit të refugjatëve.

Sipas Tajms, madje edhe nëse Britania jep "dritë të gjelbër" për të flluar deportimin e emigrantëve në vendet afrikane, të paktën 25 mijë njerëz do të mbeten "të bllokuar" në Britani, vlerësim i bazuar në dispozita të shuara në Ligjin për emigrim ilegal dhe ministritë për të dhëna për emigrantë, të cilët e kalojnë La Manshin me varka të vogla.

Parashikohet se Qeveria do të mund të deportojë vetëm 35 për qind të emigrantëve ilegalë, të cilët arrijnë çdo vit për shkak të mungesës së marrëveshjeve për kthim.

Raporti paralajmëron se masa e Ligjit për emigracion ilegal, me të cilën u ndalohet emigrantëve të kërkojnë azil do të ketë efekt negativ që ta parandalojë Britaninë t'i deportojë njerëzit  prapa në vendet si India, sepse rregullat për refugjatë do të thonë se azil-kërkuesit nuk mund të deportohen nëse kërkesat e tyre nuk shqyrtohen.

Raporti, gjithashtu parashikon se tre nga katër emigrantë që do të arrijnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla këtë herë do të marrin azil, ndërsa në mënyrë plotësuese, nga 19.441 emigrantë, të cilët kanë kaluar me katër varka deri në gusht, priten 14.648 (74 për qind) të marrin azil.

Fillimisht duhet të miratohen autorizime të reja në ligjin, të cilat automatikisht do t'u ndalojnë atyre, të cilët arrijnë në atë vend ilegalisht të kërkojë azil.

Numri i emigrantëve që e kanë kaluar Kanalin këtë vit është zvogëluar për rreth 23 për qind në raport me vitin e kaluar, por raporti i Këshillit për refugjatë tregoi se kjo është për shkak se numri i shqiptarëve që e kalojnë Kanalin është zvogëluar. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR