• e enjte, 27 qershor 2024

Tërmet prej gjashtë ballëve në Filipine, nuk ka informacione për viktima

Tërmet prej gjashtë ballëve në Filipine, nuk ka informacione për viktima
Manila, 7 mars 2023 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 6 ballëve sipas shkallës Rihter sot e ka godiutur pjesën jugore të Filipineve, kumtoi Instituti amerikan sizmologjik (USGS).
 
Autoritetet lokale paralajmërojnë në dëm të mundur material dhe lëkundje të njëpasnjëshme.
 
Tërmeti nuk ka qenë në thellësi të madh, ndërsa ka ndodh rreth orës 14 sipas orës lokale në afërsi të fshatit San Mariano në provincën Davao de Oro, në ishullin jugor filipinas Mindanao.

Një përfaqësues zyrtar i Zyrës lokale për fatkeqësi tha se informacioni për rrëshqitjen e dheut në autostradën kombëtare është duke u verifikuar.

Ai tha se nuk kishin marrë raporte për dëme apo viktima të tjera, por po kontrollonin fshatrat përreth. mb/


QËNDRONI TË LIDHUR