Tërmet me magnitudë prej 7,5 ballë godet kalimin Drejk, Kili lëshon paralajmërim për cunami
- Tërmet me magnitudë 7,5 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi mbrëmë kalimin Drejk, masë ujore midis majës jugore të Amerikës së Jugut dhe Antarktidës, ndërsa Kili lëshoi paralajmërim për cunami në territorin antarktik të saj.
- Post By Ramize Qamili
- 08:09, 22 gusht, 2025
Santiago, 22 gusht 2025 (MIA) - Tërmet me magnitudë 7,5 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi mbrëmë kalimin Drejk, masë ujore midis majës jugore të Amerikës së Jugut dhe Antarktidës, ndërsa Kili lëshoi paralajmërim për cunami në territorin antarktik të saj.
Shërbimi hidrografik dhe oqeanografik i marinës kiliane lëshoi paralajmërim për cunami për territorin antarktik të saj pas tërmeti me magnitudë prej 8,0 ballë goditi territorin 258 km në veriperëndim të bazës Frei, theksohet në shërbimin e buletinit.
Shërbimi gjeologjik i SHBA-USGS (USGS) fillimisht publikoi se tërmeti kishte magnitudë prej 8,0 ballë, por më vonë e rishikoi raportin e tij duke thënë se ndodhi në një thellësi prej 11 km.
USGS thekson se tërmeti ndodhi më shumë se 700 km në juglindje të qytetit argjentinas të Ushuajas i cili ka popullsi prej rreth 57.000 banorë. rq/
Foto: USGS