Tërmet me intensitet prej 6,9 ballë në Filipine
- Një tërmet i fortë me intensitet prej 6,9 ballë është regjistruar sot në detin pranë pjesës qendrore të Ishujve Filipine, njoftoi Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS), duke ulur vlerësimin e tij fillestar të magnitudës nga 7,0.
Manilë, 30 shtator 2025 (MIA) - Një tërmet i fortë me intensitet prej 6,9 ballë është regjistruar sot në detin pranë pjesës qendrore të Ishujve Filipine, njoftoi Shërbimi Gjeologjik amerikan (USGS), duke ulur vlerësimin e tij fillestar të magnitudës nga 7,0.
Shërbimi Sizmologjik filipinez paralajmëroi për një "rritje të mundshme të vogël të nivelit të detit" dhe u bëri thirrje banorëve të ishujve qendrorë të Lejte, Sebu dhe Biliran të qëndrojnë larg bregdetit.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 11 kilometra në lindje-juglindje të Kalape, një komunë në provincën Bohol me rreth 33.000 banorë.
Qendra e paralajmërimit të Paqësorit bëri të ditur se "nuk kishte kërcënim për cunami".
Filipinet janë të prirura ndaj aktivitetit sizmik sepse ndodhen në "Unazën e zjarrit" vullkanik të Paqësorit. Shumica e dridhjeve janë shumë të dobëta për t'u ndjerë, por ka tërmete të forta dhe shkatërruese herë pas here. mb/
Foto: MIA