Tërmet me intensitet prej 5,7 ballë sipas shkallës Rihter e ka goditur Kilin
- Tërmet me magnitudë prej 5.7 ballë të shkallës Rihter e ka goditur sot Kilin, njoftoi Instituti Sizmologjik Evropian-Mesdhetar.

Santiago, 18 shkurt 2025 (MIA) - Tërmet me magnitudë prej 5,7 ballë të shkallës Rihter e ka goditur sot Kilin, njoftoi Instituti Sizmologjik Evropian-Mesdhetar.
Tërmeti ka ndodhur në rajonin Atakama, rreth 132 kilometra nga qyteti i Kopiapo.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 34 kilometrave. mb/