Tërmet i fuqishëm është regjistruar në arqipelagun Ishujt Lojaliti
- Tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 7,7 ballëve sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në arqipelagun Ishujt Lojaliti, pjesë e territorit francez të Paqësorit jugor, Kaledonia e Re.
- Post By Melahat Baftija
- 07:50, 19 maj, 2023

Velington, 19 maj 2023 (MIA) - Tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 7,7 ballëve sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në arqipelagun Ishujt Lojaliti, pjesë e territorit francez të Paqësorit jugor, Kaledonia e Re.
Instituti gjeologjik i SHBA-së paralajmëroi herët për cunami për ishujt tjerë në Oqenain e Qetë, siç janë Vanuatu, Kaledonia e Re dhe Fixhi.
Byroja austrialiane për metrologjia (BOM) kumtoi se në Kaledoninë e Re është vërejtur një dallgë prej tetë metrave.
Edhe Agjencia nacionale për menahxim me gjendje të jashtëzakonshme të Zelandës së Re ka lëshuar paralajmërim për cunami pas tërmetit. mb/
Arkivi i MIA-s