Tërhiqet qumështi për foshnja Kandia nga të gjitha pikat e shitjes në Francë

Paris, 21 shtator 2022 (MIA) - Qumështi i foshnjave "Kandia" është tërhequr nga të gjitha pikat e shitjes në Francë, njoftoi korrespondenti i MIA-s.
Produkti është tërhequr pasi konsumatorët raportuan probleme me paketimin. Shishet e qumështit nuk mund të konsumohen më dhe duhet të kthehen në pikat e tyre të shitjes, ndërsa blerësve do t'u rimbursohen paratë.
Asnjë produkt tjetër "Kadia" nuk është tërhequr nga shitja. ar/