• e enjte, 04 dhjetor 2025

Të paktën tre persona humbën jetën në aksident në një autostradë në Gjermaninë jugore

Të paktën tre persona humbën jetën në aksident në një autostradë në Gjermaninë jugore

Најмалку тројца загинати во судир на заледен автопат во јужна Германија

Munih, 24 nëntor 2025 (MIA) - Të paktën tre peson humbën jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar në një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në një autostradë në Gjermaninë jugore, kumtuan autoritetet lokale.  

Policia kumtoi se në aksident u përfshinë dy kamionë dhe një automjet, megjithëse numri i përgjithshëm i automjeteve mund të jetë më i lartë.

Shkaku i aksidentit është ende nën hetim, por policia theksoi se rruga ishte jashtëzakonisht e rrëshqitshme në atë kohë për shkak të temperaturave të ulëta. 

Zëdhënësi i policisë tha se dy persona u lënduan rëndë, ndërsa disa të tjerë pësuan lëndime të lehta deri mesatare.

Aksidenti ndodhi në autostradën A93 në afërsi të qytetit Makshite-Hajdof në rajonin Pallatinat të Epërm të Bavarisë, në veri të qytetit të Regensburgut. 

Një pjesë e madhe e Gjermanisë në ditët e fundit është goditur nga temperatura nën zero gradë, pas çka shkaktoi ngirjen e shumë rrugëve. rq/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR