Të paktën një mijë persona humbën jetën nga rrëshqitja e dheut në Sudan, pohon grupi rebel
- Të paktën 1.000 persona humbën jetën nga rrëshqitja e dheut në malet e largëta Mara në Sudanin perëndimor, kumtoi grupi rebel Lëvizja për çlirimin e Sudanit/Armata (The Sudan LiberationMovement/Army).
- Post By Ramize Qamili
- 08:01, 2 shtator, 2025
Kartum, 2 shtator 2025 (MIA) - Të paktën 1.000 persona humbën jetën nga rrëshqitja e dheut në malet e largëta Mara në Sudanin perëndimor, kumtoi grupi rebel Lëvizja për çlirimin e Sudanit/Armata (The Sudan LiberationMovement/Army).
Siç njofton Bi-Bi-Si-ja, shirat e rrëmbyeshëm të cilat kanë goditur rajonin prej disa ditësh, shkaktuan rrëshqitje dheu të dielën, e cila la vetëm një të mbijetuar dhe "rrafshoi" pjesën më të madhe të fshatit Tarasin", theksohet në kumtesën e grupit.
Lëvizja apeloi për ndihmë humanitare nga Kombet e Bashkuara dhe nga organizatat tjera rajonale dhe ndërkombëtare.
Shumë banorë të shtetit Darfuri verior kanë kërkuar strehim në rajonin e maleve Mara, pasi që lufta midis armatës sudaneze dhe Forcave paraushtarake për mbështetje të shpejtë (RSF) i detyroi ata të largoheshin nga shtëpitë e tyre. rq/bsh/
Foto: arkivi i EPA-s