• e enjte, 04 korrik 2024

Të paktën nëntë të vdekur nga shembja e një çatie në një kishë në Meksikë

Të paktën nëntë të vdekur nga shembja e një çatie në një kishë në Meksikë

Meksiko Siti, 2 tetor 2023 (MIA) - Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën kur mbrëmë është shembur çatia e një kishe në verilindje të Meksikës, njoftuan autoritetet lokale.

Të paktën 40 persona janë lënduar, njoftoi Zyra e zëdhënësit për siguri shtetërore Tamaulipas.

Mediat lokale kanë komunikuar se njerëzit kanë qenë duke festuar pagëzimin në kishën Siudad Madero kur është shembur çatia.

Ushtarë, policë, zjarrfikës dhe infermierë janë përfshirë në operacionin e shpëtimit, ndërsa dje vonë pasdite janë sjellë qenë që të ndihmojnë në kërkimin e të mbijetuarve. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR