• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën nëntë persona humbën jetën në përmbytjet në Vietnam, janë përmbytur qytete historike

Të paktën nëntë persona humbën jetën në përmbytjet në Vietnam, janë përmbytur qytete historike

Hanoj, 29 tetor 2025 (MIA) - Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Vietnamin qendror, duke lënë nëntë persona të vdekur, ndërsa pesë rezultojnë si të zhdukur. 

Siç transmeton DPA, në përmbytje janë lënduar 11 persona, kumtoi agjencia për mbrojtje civile e Vietnamit. 

Reshjet e dendura në qendrën rajonale vazhduan dhe sot, veçanërisht në destinacionet turistike si Hue, Da Hang dhe Hoi An, bën të ditur Qendra kombëtare për parashikimet hidrometeorologjike. 

Në qytetet Hue dhe Da Nang sot pritet të bjerë më shumë se 400 milimetra shi, me çka duke çuar sasinë totale të reshjeve në rajon në 1.600 milimetra në dy ditët e fundit. 

"Pritet që reshjet e shiut të pakësohen të enjten, por niveli i ujit është ende shumë i lartë dhe pritet të tërhiqet brenda dy ditësh", deklaroi për DPA banori lokal Hoang Ngo Tu Do. 

Në Hue, dikur qyteti mbretëror, rrugët janë përmbytur, ndërsa banorët po përdorin varka për lëvizje. Nuk ka energji, ndërsa shkollat ​​janë detyruar të mbyllen. 

Përmbytjet historike përmbytën 32 nga 40 komuna dhe distrikte në Hue, duke prekur 35.000 amvisëri, ndërsa në Da Nang u përmbytën mbi 75.000 amvisëri. 

Armata mobilizoi më shumë se 6.000 oficerë dhe ushtarë për të evakuuar 3.238 peersona në qytetin Hue. 

Qyteti bregdetar i Hoi An, i njohur për fenerët e tij shumëngjyrësh dhe si vend i trashëgimisë botërore të UNESKO-s, është pjesërisht nën ujë, ndërsa turistët që ecin në ujëra deri në gju. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR