Të paktën dy viktima në sulme të reja ruse në Ukrainë
- Të paktën dy persona kanë humbur jetën në sulmet e reja ruse në Ukrainë në qytetin Zaporozhje, njoftuan sot autoritetet lokale, transmeton DPA.
- Post By Melahat Baftija
- 12:50, 9 prill, 2023

Kiev, 9 prill 2023 (MIA) - Të paktën dy persona kanë humbur jetën në sulmet e reja ruse në Ukrainë në qytetin Zaporozhje, njoftuan sot autoritetet lokale, transmeton DPA.
Një burrë dhe një vajzë 11-vjeçare kanë humbur jetën kur një predhë goditi një shtëpi private, thanë autoritetet në qytetin jugor të Ukrainës.
Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrij Jermak, ka postuar një foto të shtëpisë së shembur në Telegram. Ai i quajti sulmuesit "kafshë të egra".
Rusia e anekson rajonin Zaporozhje, por nuk e kontrollon kryeqytetin e rajonit. mb/
Foto: Internet skrinshot