• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën dy të vrarë dhe shtatë të plagosur në sulmet ruse ndaj Kievit dhe Harkovit

Të paktën dy të vrarë dhe shtatë të plagosur në sulmet ruse ndaj Kievit dhe Harkovit

Kiev, 23 njanar 2024 (MIA) - Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa shtatë janë plagosur në sulmet e sotme raketore ndaj Kievit dhe Harkovit, sipas informacioneve të deritanishme, kumtuan autoritetet ukrainase.

Është shkaktuar dëm material edhe në objektet infrastrukturore.

"Në serinë e shpërthimeve ruse në Harkov këtë mëngjes kanë humbur jetën dy gra", njoftoi shefi i Drejtorisë ushtarake rajonale Oleg Sinegubov, transmetojnë mediat ukrainase.

Siç komunikohet, rreth orës 7.15 sipas orës lokale, në Harkov kanë jehuar të paktën tetë shpërthime.

Ky ka qenë sulmi i dytë në Harkov gjatë ditës së sotme, sepse ka pasur një seri sulmesh reth orës katër të mëgjesit, sipas mediave ukrainase.

Sipas të dhënave fillestare, është dëmtuar një ndërtesë banimi dhe infrastruktura civile.

Në Kiev shtatë persona janë lënduar në sulmet, njoftuan autoritetet ukrainase.

Gjashtë persona janë hospitalizuar, ndërsa një djali trembëdhjetëvjeçar mjekët i kanë dhënë ndihmë në vendngjarje.

Sergej Popki, shef i Drejtorisë ushtarake të rajonit të Kievit, paraprakisht bëri të ditur se sistemet për mbrojtje antiraketore janë angazhuar në refuzimin e sulmit raketor rus. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR