Të paktën 90 persona kanë humbur jetën në një sulm izraelit në Gaza në 48 orët e fundit
- Më shumë se 90 persona në Gaza janë vrarë në sulmet izraelite gjatë 48 orëve të fundit, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
- Post By Melahat Baftija
- 14:17, 19 prill, 2025

Deir Al-Balah, 19 prill 2025 (MIA) - Më shumë se 90 persona në Gaza janë vrarë në sulmet izraelite gjatë 48 orëve të fundit, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Mes të vdekurve përfshinin të paktën 15 viktima nga nata e kaluar, duke përfshirë gra dhe fëmijë, disa prej të cilëve ishin strehuar në një zonë të shpallur humanitare, njoftoi spitali lokal.
Ministria nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve.
Izraeli i ka përforcuar sulmet në të gjithë Gazën ndërsa përpiqet t'i bëjë presion Hamasit që të lirojë pengjet dhe të çarmatoset. Izraeli i ka bërë publike planet për të pushtuar "zona të mëdha sigurie" në Gaza. mb/
Foto: EPA