Të paktën 60 civilë të vrarë në sulmin brutal të rebelëve në Kongon lindore
- Të paktën 60 persona u vranë gjatë natës në Kongon lindore, në sulmin brutal të një grupi rebelësh të lidhur me Shtetin islamik, konfirmoi sot administratori lokal i territorit Lubero, Alen Kiveva, ku dhe ka ndodhur sulmi.
- Post By Ramize Qamili
- 13:34, 9 shtator, 2025
Kinshasa, 9 shtator 2025 (MIA) - Të paktën 60 persona u vranë gjatë natës në Kongon lindore, në sulmin brutal të një grupi rebelësh të lidhur me Shtetin islamik, konfirmoi sot administratori lokal i territorit Lubero, Alen Kiveva, ku dhe ka ndodhur sulmi.
Mediat amerikane transmetuan se sulmi u krye nga Forcat demokratike aleate (ADF) në Ntojo, në provincën e Kivusë veriore, gjatë një funerali ku ishin mbledhur banorët lokal.
"Sulmi i ADF shkaktoi rreth 60 vdekje, por numri përfundimtar i viktimave do të shpallet më vonë sonte, pasi territori sapo ka dërguar shërbime në zonë për të numëruar numrin e personave të vrarë", tha Kiveva.
Sipas dëshmitarëve të mbijetuar, sulmi u krye nga dhjetëra sulmues. rq/
foto: EPA