• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën 50 të vrarë në sulmet e mbrëmshme izraelite ndaj Rripit të Gazës

Të paktën 50 të vrarë në sulmet e mbrëmshme izraelite ndaj Rripit të Gazës

Gazë, 29 tetor 2025 (MIA) - Të paktën 50 persona, mes të cilëve dhe 22 fëmijë, u vranë gjatë natës në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës, ndërsa një ushtar izraelit u vra në luftime në territorin palestinez, publikuan mediat franceze. 

"Të paktën 50 persona u vranë, mes të cilëve dhe 22 fëmijë, në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës që po vazhdojnë prej mbrëmë", deklaroi zëdhënësi i Mbrojtjes civile të Gazës, Mahmud Basall, duke shtuar se rreth 200 persona të tjerë janë plagosur. 

Sulmet janë "shkelje e qartë dhe flagrante e marrëveshjes së armëpushimit", tha Basall, duke shtuar se situata në Rripin e Gazës është "katastrofike dhe tmerruese". 

Armata izraelite publikoi se një nga ushtarët e saj është vrarë dje në Rripin e Gazës edhe krahas armëpushimit që është në fuqi prej 10 tetorit midis Izralit dhe lëvizjes palestineze Hamas. 

Sipas raporteve, ushtari 37 vjeçar u vra në luftimet në Rripin jugor të Gazës. Armata ka akuzuar Hamasin për shkeljen e armëpushimit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR